Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka treguar kriteret të cilat u vlerësuan, përpara se të merrej vendimi për hapjen e shkollave më 14 shtator. Në një intervistë për “Abcnews.al”, Tomini u shpreh, se vendimi u mor duke u bazuar në përqindjen e ulët të prekjes së fëmijëve si dhe në rekomandimet e OBSH dhe Qendrës Evropiane për Sëmundjet Infektive.

“Janë marrë % e ulët e prekjes së fëmijëve dhe e moshës që fillon apo pritet që të fillojë shkollën një indikator i rëndësishëm është efekti psiokologjik dhe emocional që pati karantina dhe mosfrekuentimi i shkollës gjatë këtyre muajve. Ndërkohë rekomandimi i OBSH-së dhe i qendrës Evropiane të Sëmundjeve Infektive këta indikatorë çuan në një vlerësim jo vetëm nga ministria e Shëndetësisë por dhe nga ana e ministrisë së Arsimit”, është shprehu ajo.

Ndërkohë për rastet kur ndonjë mësues apo nxënës preket nga COVID-19, Tomini tha se janë përgatitur disa skenarë. Sipas Tominit, parashikohet ndër të tjera mbyllja e klasave dhe gjurmimi i kontakteve më pas.

“Çdo rast i evidentuar do të monitorohet rrethi i ngushtë familjar dhe në kontaktet e ngushta të klasës apo shkollës, gjithë aktiviteteve që ka kryer dhe ka ndjeku nxënëse. Janë disa skenare, skenari i izolimit të vetëm një rasti nëse nuk kemi kontakte me të tjerë dhe ndjekja e kontakteve të ngushta. Skenar tjetër është nëse kemi 2 tre nxënës do të mbyllet klasa dhe do të ndiqen kontaktet e nxënësve dhe nëse kemi të bëjmë me një shkollë një përhapje më të madhe vëmendje”, u shpreh Tomini.

Ndërkohë ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një komunikim online në Facebook, u shpreh se nëse një nxënës apo mësues preket nga COVID-19, do të mbyllet klasa apo shkolla dhe mësimi do të vijojë online.

Ministria e Arsimit ka përgatitur 3 skenarë për fillimin e vitit të ri shkollor. Skenari i parë është mësimi me 4 turne për shkollat me shumë nxënës. Skenari i dytë është mësimi i kombinuar një javë në shkollë dhe një javë në shtëpi dhe skenari i tretë është mësimi online, nëse ka një kapërcim të shifrave të COVID-19.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP