Në mesin e një kompleksi pallatesh qytetarët të kapur përdore kërcejnë pasi martojnë një të afërm. Në mes të valles me daulle është dhe një lopë të cilës madje i kanë vendosur dhe një kordele të kuqe. Duhet të jetë dhurate për çiftin e ri.

TIRANË- Dita e sotme shënoi një tjetër rekord të ri të infektimeve të reja në Shqipëri. Për 24 orët e fundit u regjistruan 120 rastë të reja, 119 të infektuar te shtruar në spital dhe 4 viktima.

Autoritetet shëndetësore vijojnë të bëjnë apel qytetarëve të shmangin festat, ditëlindjet, dasmat e ceremonitë mortore si vatra kryesore e shpërndarjes së COVID-19, por ajo që vihet re është se shumë qytetarë ende nuk janë ndërgjegjësuar. Kjo ndoshta dhe për faktin se virusi shumë i rrezikshëm është i padukshëm dhe shumë njerez mund të jenë të prekur nga COVID-19, por mund të mos kenë simptoma. Kushdo që mund të jetë pjesëmarrës në këto ceremoni mund te jetë bartës apo të infektohet nga koronavirusi.

Për ne shqiptarët dasma është gëzim dhe duhet festuar bashkë, ashtu si vdekja është hidhërim dhe me njerëz dhimbja e humbjes bëhet më e lehtë, por duhet t’i thërrasim mendjes sa nuk është vonë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP