Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Gjenevë ka njoftuar se bota mund të mos ketë kurrë një “vaksinë perfekte” për koronavirusin, dhe rruga drejt normalitetit do të jetë shumë e gjatë.

Ndërkohë drejtuesi i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, dhe kreu i programit të emergjencave Mike Ryan, kanë këshilluar qeveritë që të përforcojnë në mënyrë rigoroze masat; si mbajtja e maskës, distancimi social, larja e duarve, dhe kryerja e testeve duke i konsideruar këto të vetmet mënyra për të shmangur përhapjen e pandemisë së Covid-19.

“Mesazhi për njerëzit dhe qeveritë është i qartë: Bëjini të gjitha,. Një numër vaksinash momentalisht ndodhen në fazën e 3 të studimeve klinike dhe të gjithë shpresojmë të kemi një numër vaksinash efektive që mund të ndihmojnë në parandalimin e infektimit.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë plumb argjendi për momentin, dhe nuk mund të ketë kurrë. Tani për tani, ndalimi i përhapjes zbret në bazat e shëndetit publik dhe kontrollit të sëmundjeve. Testimi, izolimi dhe trajtimi i pacientëve, dhe gjurmimi dhe karantinimi i kontakteve të tyre. Bëjini të gjitha. Informoni, fuqizoni dhe dëgjoni komunitetet. Dhe kur duket sikur është nën kontroll, vazhdoni! Vazhdoni të forconi sistemin shëndetësor. Vazhdoni të përmirësoni mbikëqyrjen, gjurmimin e kontakteve dhe të siguroni që shërbimet shëndetësore të ndërprera të rifillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur…,” deklaroi kreu i OBSH.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP