Kristi Rama, vajza e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit ka publikuar një foto me gjyshen e saj Aneta Rama, e cila është ndarë nga jeta para dy ditësh.

Në foton e publikuar, Kristi shfaqet në krahët e gjyshes së saj të ndjerë, kur ishte e vogël. Krahas fotos ku shihet e përqafuar me gjyshen ajo shkruan “Engjëlli im”.

Kujtojmë se Aneta Rama ka ndërruar jetë në orën 05.00 të mëngjesit para dy ditësh, në shtëpinë e saj. Ajo ishte e sëmurë, ndërsa prej ditësh ndodhej e shtruar në spital. Një javë më parë Aneta Rama kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP