Ndarja nga jeta në moshë të re e artistit Arben Bajo si pasojë e COVID-19 ka shkaktuar mjaft dhimbje.

Deputeto i PS, Fate Velaj ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit të zi të ndarjes nga jeta të mikut të tij, për të cilin shkruan se nuk e ndihmoi dot askush.

“ARBEN BAJO nuk është më. Unë nuk e ndihmova dotë. As ti. As ai dhe ajo. As shteti. As Vace Zela. Bronxi i saj. Kitara.

As Sebastian Vaca tek “V dekja e një artisti” në dekadencën e një shoqërie “elitare” dhe të paskrupull, e përdorur për të imponuar këndvështrimin e saj, tekat e saj. R. I. P. Kohës Tonë. R. I. P. Bronxit”, shkruan Velaj.

Skulptori Arben Bajo, që prej ditësh ishte në luftë me COVID-19, sot e ka humbur betejën. Miqtë e tij në mediat sociale kanë dhënë lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP