Babai i Ergita Liço, 13-vjeçares që u denoncua si e zhdukur nga familjarët e saj, ka folur pasi e ka gjetur vajzën.

Miklovan Liço thotë se të miturën e gjeti vetë duke marrë informacione nga shoqet e saj dhe se nuk ka patur ndihmë nga policia në këtë drejtim.

“E gjeta vetë vajzën dhe nuk mori përsipër askush nga policia për të më ndihmuar. Kishin marrë vetëm kamerat e sigurisë së hotelit në Lushnje dhe asgjë më shumë.

Më ndihmoi një grua për të gjetur vajzën në Fushë Krujë, askush tjetër. Ajo gruaja në Fushë Krujë më ndihmoi shumë. Informacionin se vajza ishte në Fushë Krujë ma dha një vajzë nga Vlora dhe e kam gjetur vajzën me forcat e mia“, u shpreh ai për abc news

Sakaq ai ka theksuar se nuk e ka ende të qartë shkakun se përse vajza u largua nga shtëpia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP