Ruaji sa të duash fëmijët, hiqua telefonin, mos i lejo të dalin orar pa orar, ata do ta gjejnë një mundësi për të vepruar si ua shkrep koka. Një 16-vjeçare me banim në rrugën “Siri Kodra” “humbi” për më tepër se 12 orë, pas grindjes me të atin G. R për sjelljet e të bijës në internet.

Vajza u “spiunua” nga e ëma tek e cila ishte rrëfyer se kishte njohur një djalë në internet dhe kishte rënë kokë e këmbë në dashuri me të. Sipas burimeve, adoleshentes familja i kishte premtuar që do t’i blinte telefon sapo të mbushte moshën.

Por e mitura e kishte gjetur një zgjidhje. Me telefonin e mamasë hapi snapchat në qershor 2020. Derisa në njërën prej këtyre ditëve dikush i shkroi “çkemi, a ke dëshirë të flasim?”.

Ky çast ishte emocionues për 16-vjeçaren që ka nisur komunikimet me “princin” në krahun tjetër. Sekreti ka zgjatur vetëm dy muaj, pasi e ëma ka rënë në gjurmë dhe është treguar aq “tolerante” sa e ka dëgjuar deri në fund dashurinë e vajzës që i tha “mezi pres të mbaroj shkollën e të mbush moshën, e dua I. .”

Bëhet me dije sipas burimeve të gazetës Si se kur G. R. ka mësuar për historinë i ka bërtitur të bijës, aq sa ajo e ka sfiduar “do iki që tani të jetoj me të” dhe ka dalë nga shtëpia.

Pasi prindërit e kanë kërkuar për orë të tëra, është përfshirë edhe policia që e gjeti 16-vjeçaren tek një e njohura e familjes. Por është kërkuar më tej identiteti i djalit. Ai është banor në një fshat të Burrelit që kur u pyet nga policia deklaroi “nuk e dija që jam dashuruar dhe që po flisja me një vajzë nga Tirana. Nuk kemi folur asnjëherë për martesë jam vetëm 18 vjeç”.

Nga ana e saj vajza thotë “ika nga shtëpia për të mërzitur babin, ai nisi të hetonte dhe i kishte thënë vëllait që të takonte djalin me të cilin flisja dhe ta njihte çfarë ishte”./Gazeta Si

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP