Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku trajtohen personat e infektuar me CVOID-19.

Një 29-vjeçar me inicialet XH.K është hedhur nga kati i tretë i këtij spitali, ku po kurohej për COVID-19.

29-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP