Si fillim lajmi i parë erdhi nga Argjentina dhe gjeti gjithnjë e më shumë konfirmime: Lionel Messi i ka komunikuar Barcelonës qëllimin për të lënë menjëherë klubin Blaugrana. Portali argjentinas TyC Sports së pari e raportoi atë, më pas thashethemet u morën nga mediat spanjolle dhe disa informacione katalanase brenda Barcelonës . Rac1, një radio shumë afër Barcelonës, gjithashtu siguron që klubi ka konfirmuar pranimin e kërkesës. Takimi me trajnerin e ri Ronald Koeman, nuk i largoi zërat që e shikonin atë larg Camp Nou dhe përcarjeve që ai ka me presidetnin Bartomeu.

Tashmë në bisedën me Koeman, Messi kishte thënë se ndjehej “më shumë jashtw sesa brenda Barçës”.Tani vendimi i tij ka arritur në klub përmes një fax, një mjet i përdorur për dërgimin e dokumenteve zyrtare, i përdorur gjerësisht në Spanjë. Messi do të përdorte klauzolën që i lejon atij që në mënyrë të njëanshme të ndërpresë kontratën në fund të çdo sezoni, në këtë rast para se të fillojë sezoni 2020-21.

Një klauzolë që gjithashtu do ta lejonte atë të largohej falas (pa ndonjë blerës, pra, duke pasur nevojë të paguante 700 milion klauzolën e lëshimit). Problemi është data: Messi ka mundur ta çlirojë veten në zero deri më 31 maj, por tani pretendon se pandemia e koronavirusit dhe zgjatja pasuese e sezonit 2019-20 e kanë shtrirë atë kufi deri më 31 gusht. Barça, nga ana tjetër, është i bindur se komunikimi duhet të kishte mbërritur më së voni deri më 10 qershor: një deklaratë zyrtare pritet së shpejti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP