E gjithë Spanja dhe bota e futbollit po zien gjatë orëve të fundit nga lajmi i largimit të Lionel Messit nga Barcelona. Argjentinasi ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe kësaj here nuk është thjesht një thashethem.

Sulmuesi 33-vjeçar raportohet se ka paraqitur një faks me të cilin kërkon ndarjen nga gjiganti katalan. “TyC Sports” ka publikuar atë që besohet të jetë faksi i Messit i paraqitur tek klubi nga Camp Nou.

Data e dërgimit të tij është 25 gusht, pikërisht dita e djeshme kur u publikua lajmi se Messi ka kërkuar ndarjen nga Barcelona.

Letra e Messit:

Përmes kësaj letre, unë, Lionel Andrés Messi Cuccitini, me DNI XXXXX, kërkoj që të ndërpritet kontrata e marrëdhënies së punës që aktualisht kam në klubin tuaj të shquar, bazuar në klauzolën numër 24 që më lejon të shfrytëzoj atë fuqi. Vlerësoj të gjitha mundësitë për rritjen personale dhe përgatitjen profesionale që më janë ofruar gjatë kohës që kam punuar. Mësime që më lejuan të konsolidoj profilin tim teknik dhe njerëzor; por për arsye personale, këtë vendim të vështirë shpresoj se do ta marrë bordi drejtues në mënyrën më të mirë. Sinqerisht i juaji .
Manchester City, PSG, Juventusi janë 3 ekipet që mbajnë rradhë për të nisur kontaktet me Messin për ta marrë atë në skuadër gjatë kësaj merkato vere.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP