Messi “pushton” Google.

E ardhmja e Lionel Messit ka bërë kurioz botën mbarë, që prej ditës kur ylli argjentinas doli hapur dhe kërkoi largimin nga Barcelona, nëpërmjet një letre ku i kërkonte klubit katalan aktivizimin e klauzolës që lejon prishjen e kontratës para kohe.

Gjithçka konfirmohet nga të dhënat e motorit më të madh kërkimor në botë, “Google”, sipas të cilit emri i Messit është kërkuar më shumë herë se çdo fjalë tjetër, veçanërisht që prej të martës në mbrëmje.

Kërkimet për emrin e Messit dhe fjalën “burofax” kanë lënë pas edhe fjalën më të kërkuar të muajve të fundit “koronavirus”, që prej kohësh kryesonte renditjen e fjalëve më të kërkuara në motorin kërkimor “google”.

ujtojmë që burofax-i është një mënyrë shumë zyrtare komunikimi, të cilën Messi e zgjodhi për të njoftuar Barcelonën se ka ndërmend të ndërpresë kontratën dhe dokumenti mund të përdoret edhe si provë në ndonjë proces të mundshëm gjyqësor.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP