Mjekja Migena Qato nga spitali Infektiv apelon të rinjtë që të kenë shumë kujdes dhe të respektojnë masat anti-COVID, pasi sëmundja nuk ka preferenca dhe prek cdo grupmoshë.

“Pandemia është e përmasave që më parë nuk ishim përballuar. Ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme, dhe jo vetëm kaq, nuk po përballemi me pacientët që ishim mësuar të prisnim, të grupmoshave të treta, delikate me sëmundje shoqëruese.

Por tani për fat të keq dominojnë moshat e reja, të cilat kanë qenë të paprekura nga sëmundje të tjera më parë. Apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë disntancimin social, masat e higjienës, pasi COVID-i nuk ka preferenca në moshë, nuk po kursen askënd. Mbroni veten dhe të afërmit” apelon mjekja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP