Prej kohësh qarkullojnë spekulime se Kim Jong Un është në gjendje të rënduar shëndetësore apo ka ndërruar jetë, por imazhet e fundit tregojnë të kundërtën. Ai duket sikur gëzon shëndet të plotë, thënë në gjuhën popullore “si kokrra e mollës”.

Lideri i Koresë së Veriut doli për inspektim për të parë dëmtimet e tajfunit ndërsa mbante një kalli misri në dorë. Imazhet janë publikuar nga media prestigjoze Reuters ditën e enjten.

Kjo vërtetoi edhe një herë se vijon të mbetet në krye të shtetit, ndërsa agjensia spiune e Koresë së Jugut ka shtuar pretendimet se Kim i kishte deleguar disa autorizime motrës së tij Kim Yo-jong për të lehtësuar ‘stresin e tij të qeverisjes’.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP