Kanë kaluar 11 muaj nga ndarja e jetës së Elona Kuburja, 13-vjeçares e cila preku zemrat e gjithë shqiptarëve. E reja vuante nga një sëmundje e rëndë, e prekur që në lindje. Në gusht të vitit të kaluar fondacioni “Fundjavë Ndryshe” bëri thirrjen për ndihmë në mënyrë që Elona të kurohej jashtë shtetit. Në një kohë rekord u arrit dërgimi i saj në Turqi. Por, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor Elona nuk arriti dot të mposhtë sëmundjen.

Edhe pse ishte në luftë për jetën, Elona ishte një vajzë plot me dëshira. Kështu e kujton edhe drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari.

“… Atë ditë hyra në reanimacion, ku mundohesha t’i jepja vajzës shpresë. E pyeta se çfarë dëshirash kishte.

Ajo mu përgjigj: Dua të kem një dhomë prej vërteti, pasi shtëpia jonë është e shkatërruar! Pa u menduar gjatë, i premtova Elonës se do të bënim të pamundurën për t’i realizuar dëshirën!”

Kushtet ekonomike të familjes Kuburja ia vështirësonin edhe më tepër mundësinë e kurimit të vajzës së tyre. Për këtë arsye edhe prindërit kishin vënë çdo gjë në shitje, madje dhe shtëpinë e vjetër, për të shëruar vajzën.

Veç dhimbjes së fortë për mungesën e Elonës, ata përballeshin me një tjetër shqetësim. Tërmeti i 26 nëntorit bëri që shtëpia e tyre të shkatërrohej plotësisht, duke i lënë dy prindërit dhe 3 vajzat e vogla në qiell të hapur.

Por, tani ky makth ka marr fund. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Hajdari bën me dije se premtimi i bërë ndaj Elonës u përmbush. Familjes Kuburja iu mundësua një shtëpi e re, po ashtu fondacioni do të vazhdojë me mbështetjen e çdo nevojë të tyre.

Ta gëzoni shtëpinë e re bashkë me vajzat!

Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP