Ledri Vula dhe Sara Hoxha pak ditë më parë konfirmuan më në fund lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të parë. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Ledri zbuloi ata se janë në pritje të një vajze.

Prej disa javesh ne media përflitej se Sara e Ledri do bëheshin prindër, por të dy pritën momentin e përshtatshëm për ta deklaruar publikisht. Deri më sot Sara ishte kursyer me fotot gjatë shtatzënisë, por tani që lajmi është konfirmuar, bukuroshja nuk ngurron më të postojë foto të ëmbla.

Së fundmi Sara ka pozuar me një mikeshë të saj, e veshur me fustan dhe sytë menjëherë të shkojnë tek barku i rrumbullakosur. Ndërsa në një imazh tjetër zbulon si ndihet duke shkruajtur “Kjo është shumë emocionuese”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP