Kura për trajtimin e pacientëve të prekur me virusin Sars-Cov-2, i njohur edhe si koronavirusi i ri, ka qenë në qendër të debatit prej shpërthimit të pandemisë.

Shkencëtarë ndërkombëtarë kanë debatuar për përdorimin e barnave të ndryshme, disa prej tyre të konsideruara si të rrezikshme, e shpesh herë pjesë e këtyre debateve janë përfshirë edhe politikanë.

Po në Shqipëri, me çfarë barnash trajtohet një pacient i prekur nga koronavirusi?

Newsbomb.al mëson kurën që sugjerojnë mjekët, për një pacient që nuk konsiderohet në gjendje kritike dhe vetëm me simptoma të lehta si temperaturë, vështirësi në frymëmarrje dhe kollë.

Kujtojmë se kura ndryshon gjatë trajtimit të një pacienti, por edhe nga një pacient te tjetri, në varësi edhe të sëmundjeve shoqëruese. Mos përdorni asnjë lloj kure pa rekomandimin e mjekut!

Kura përbëhet kryesisht nga banra që luftojnë pneumoninë, infeksionet e ndryshme si ato bakteriale, kompleks për forcimin e imunitetit dhe kortikosteroid anti-inflamator.

Kura fillestare për një pacient me simptomat e përmendura më sipër, dhe pa sëmundje shoqëruese është:

Claritromicine 500 mg 2×1 tb në ditë për 7 ditë, ibuprofen 400 mg çdo 6 orë nëse temperatura është mbi 38C dhe Paraceramol 500 mg nëse temperatura është nën 38, Neviocin 1000 mg 1×1 tablet në ditë, dhe Medrol 1+1 tb për 3 ditët e para dhe nga 1 tb 3 ditët e tjera.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP