Vladimir Putin ka thënë se Kremlini është i gatshëm të sigurojë ndihmë ushtarake për liderin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, por shtoi se situata nuk e kërkon ende atë.

Në komentet që do të alarmojnë udhëheqësit e BE-së, të cilët i kanë bërë thirrje Lukashenko të negociojë me lëvizjen e opozitës, në vend që të përpiqen ta shtypin atë, Putin tha se ai do të dërgojë rezerva ushtarake për Lukashenkon nëse bllokimi në Bjellorusi përshkallëzohet.

Lukashenko ka pyetur publikisht Putin për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake ruse në vend, pwr tw shtypur protestat kundër sundimit të tij, si pjesë e një komploti.

Të enjten ai akuzoi vendet fqinje për fillimin e një “lufte hibride” kundër Bjellorusisë, duke pretenduar se Polonia kishte në plan të merrte një pjesë të territorit të saj. Javën e kaluar Lukashenko e vuri ushtrinë në gatishmëri të plotë luftarake në kufijtë perëndimorë të Bjellorusisë.

Të mërkurën në mbrëmje një aeroplan i përdorur për të transportuar zyrtarë të lartë nga shërbimet e sigurimit të FSB të Rusisë zbarkoi në Minsk për herë të dytë brenda një jave. Kremlini tha që nuk kishte informacione se kush ishte në bord apo çfarë lloj konsultimesh mund të kishin ndodhur.

Zyrtarët rusë kanë akuzuar perëndimin për “ndërhyrje” në Bjellorusi duke siguruar fjalë mbështetëse për liderin e opozitës Svetlana Tikhanovskaya, e cila u largua për në Lituani pas kërcënimeve në vazhdim të Lukashenkos.

“Lukashenko më kërkoi të krijoja një rezervë të caktuar të punonjësve të zbatimit të ligjit, dhe unë e kam bërë këtë. Por ne gjithashtu u pajtuam që ato të mos përdoren nëse situata nuk del jashtë kontrollit. Nuk ka nevojë ta bëjmë sekret. Ka artikuj përkatës që thonë se të gjitha shtetet anëtare të këtyre organizatave, përfshirë shtetin e bashkimit, duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin në mbrojtjen e sovranitetit, kufijve të jashtëm dhe stabilitetit, “tha Putin për një televizion rus.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP