Mbrëmjen e sotme, kur na ndajnë edhe disa minuta, starton i ashtuquajtur “Derbu BAllkanik”, në “Air Albania Stadium”, mes Tiranës dhe serbëvë të Zvezdës, ndërsa nga ana e presidentit Refik Halili është vënë një superpremio në tavolinë.

Pas milionave të Tbilisit, presidenti pritet të hapë thesin dhe të japë një tjetër shpërblim në rast kualifikimi, por natyrisht, vetëm nëse ekipi ia del.

Bardheblutë mund të marrin më shumë se 120 milionë lekët që morën në sfidën me Tbilisin. Orët e fundit është folur për një premio 200 mijë euro, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar, nga drejtuesit.

Zakonisht, Halili ua komunikon shumën e premiove lojtarëve pak orë para fillimit të ndeshjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP