Manastirliu shprehet se të rinjtë po bëhen vatra infeksioni dhe po infektojnë prindërit dhe gjyshërit e tyre.
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogreta Manastirliu, u ka bërë dhe sot një apel të gjithë të rinjve që të bëjnë kujdes dhe të respketojnë masat kundër COVID-19.

Në një postim në mediat sociale, Manastirliu shprehet se të rinjtë po bëhen vatra infeksioni dhe po infektojnë prindërit dhe gjyshërit e tyre. Po ashtu ministrja shprehet se festat e ditëlindjet që organizohen janë kthyer në shqetësim.

“🔴 #COVID19 Prej pesë muajsh epidemiologët po bëjnë një punë të madhe në terren, për të gjurmuar, hetuar, testuar rastet e dyshuara, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. 🦠 Festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si pasojë, rastet mes të rinjve janë shtuar, duke u kthyer në vektorë të përçimit të infeksionit edhe tek prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Të ndihmojmë sistemin shëndetësor, të ruajmë shëndetin, duke shmangur grumbullimet e çdo lloji dhe duke zbatuar 3 rregulla të thjeshta 🤜#COVID19🤛 ↔️#RuajDistancën 😷#MbajeMaskën 🧼#KujdesuPërHigjienën”, shkruan ministrja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP