Një peshkaqen gjigand është shfaqur shumë pranë brigjeve të Karaburunit në Vlorë pasditen e sotme ndërsa një grup turistësh janë vënë në panik derisa ai është larguar.

Turistët janë përballur me specien ujore papritur teksa kanë qenë duke udhëtuar me një motorskaf.

Ata fillimisht janë vënë në panik pasi iu është shfaqur shumë afër ndërsa është zhdukur në thellësitë e ujërave të kaltër të Jonit.

Nuk është hera e parë që në gjirin e Vlorës dalin peshkaqenët shpesh pamjet e të cilëve edhe i kemi transmetuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP