Për herë të parë pas 4 muajsh Portugalia nuk ka raportuar asnjë viktimë nga Covid-19.

Lajmi i mirë është bërë me dije nga Ministri i Shëndetësisë Antonio Sales, i cili është shprehur se ky është një lajm që të ngjallë shpresë.

Sakaq, u bë me dije se gjatë 24 orëve janë shënuar 106 raste të reja me koronavirus.

Kujtojmë që deri më tani në Portugali 1,738 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjitshëm i të infektuarve ka shkuar në 51,569.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP