Serian Musta, pronari i bulmetoreje në rrugën “Muhamet Gjollesha” fqinj me Aneta Ramën, tregon se nëna e Kryeministrit Edi Rama, ishte një grua e rrallë.

Dashuria, puna dhe ndryshimet në jetën personale, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për muajin gusht
Ai kujton takimin e fundit para një muaji dhe thotë se daljet kohët e fundit ishin rralluar për shkak të problemeve me shëndetin.

“Këtu kam 20 vite në këtë lagje dhe ndihem shumë keq dhe ajo ishte një zonjë e rrallë, njeri shumë i thjeshtë, shumë komunikuese, sidomos me familjen time, më vjen shumë keq, i shpreh ngushëllime familjes.

Ishte njeri shumë i thjeshtë, shumë korrekte, shumë e dashur me njerëzit e lagjes, me të gjithë. Ditët e fundit ka qenë rënduar dhe vinte shumë rrallë. Herën e fundit e takova para një muaji te stoli, e pyeta te shëndetin. Shqetësimet e veta dhe të moshës.

Më ka ardhur shumë keq, jo vetëm mua, por edhe lagjes. Ishte njeri shumë i madh, grua shumë e mirë, zonjë e vërtetë”, tha ai për ‘Report Tv’.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP