Këtë verë artistët shqiptarë na kanë sjellë këngë të shumta, që janë pritur shumë mirë nga publiku. Disa prej tyre kanë ardhur me albume, të tjerë me më shumë se një këngë, duke na bërë ta humbasim fillin. Në mes të një lumi këngësh, pyetja që kanë ngritur shumë kritikë, por jo vetëm është se çfarë lloj muzike po dëgjojmë sot? A është një prodhim i mirëfilltë artistik, apo diçka komerciale?

Këtij debati i është shtuar së fundmi edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Vesa Luma. Në një intervistë për emisionin radiofonik “You and me”, Vesa ka deklaruar se ka pësuar një zhgënjim të vogël sepse ka pritur që kolegët e saj të vijnë me krijime më kuptimplota për shkak të pandemisë dhe periudhës së vështirë që po kalon e gjithë bota.

Këngëtarja shton se nuk ka pritur që të bëjnë art, por të paktën diçka më cilësore. Duke shtuar faktin se për shkak të rregullave anti-Covid nuk po organizohen koncerte, Vesa shprehet se ka shpresuar që artistët shqiptarë të silnin materiale pak më ndryshe.

“Një zhgënjim i vogël që në këto kohë shumë më shumë nga kolegët e mi, sidomos në kohët e karantinës, pas një periudhe të vështirë për shumë nga familjarët tanë…nuk e di pse kam prit që kolegët e mi kur të rikthehen të rikthehen me diçka më cilësore. Nuk e di pse kam prit shumë..s’po them art. Në një moment normal nuk do më kishin bërë përshtypje”, tha Vesa.

Kujtojmë se ka pasur shumë kritika për projektin e Mozzik që mban titullin “Madonna”, ku teksti u cilësua bánal. “O ta honksha pi…, o ma honksh mu ka…” përmend artisti në një pjesë, gjë që nuk u prit aspak mirë së bashku me klipin muzikor ku përfshihen femra të zhvèshura. Vetëm 4 ditë më vonë erdhi projekti “Zhytem” nga Majk e Ghetto Geasy që njihen ndryshe si “mbretërit e hip hopit” në Shqipëri. Edhe ata nuk i kursyen në projektin e tyre muzikor. “Pa mu vari k**in je” thotë Getoar Selimi në fillim të këngës pa vendosur asnjë tingull tek fjala bánale.

Nuk ishin vetëm meshkuj këta që përdorën fjalor bánal në këngët e tyre për të arritur në toplistat muzikore për sezonin veror. Më 12 korrik, reperja Tayna që solli këngën “Bass”, një projekt me muzikë ritmike por nuk e kurseu fjalën “Sa dit e mirë ja q**sha robt”, që e përmendi disa herë gjatë këngës./faxweb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP