“Pandemia e koronavirusit po ngadalësohet nëpër botë”.

Ky është lajmi i mirë që sjell Organizata Botërore e Shëndetësisë pas muajsh të tërë debatesh në lidhje me situatën e krijuar.

Advertisements

OBSH e jep këtë konkluzion pas krahasimit të të dhënave për rastet e reja dhe vdekshmërinë javë pas jave.

Situata paraqitet më e përmirësuar sidomos në kontinentin amerikan.

Shifrat tregojnë se nga 17-23 gushti janë regjistruar 1.7 milionë raste të reja dhe 39 mijë viktima ose e thënë ndryshe 5% më pak të infektuar dhe 12% më pak humbje jete, krahasuar me javën paraardhëse.

Advertisements

Ngadalësimi është duke u vënë re kudo përveçse në zonën e juglindjes së Azisë dhe pjesën e Mesdheut lindor.

Deri më tani numri I të ifektuarve ka shkuar në rreth 24 milionë nga ku 16.5 milionë janë shëruar, ndersa fatkeqësisht rreth 820 mijë kanë ndërruar jetë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP