Mjekja e Shërbimit Onkologjik në QSUT, Dhurata Tarifa i është drejtuar me një apel të gjithë qytetarëve që të mbajnë maska, të ruajnë distancimin social dhe të mbajnë higjienën personale. Sipas mjekes, ne sherbimin onkologjik deri tani nuk ka pasur asnje rast pozitiv me Covid.

Në një video shpërndarë në rrjetet sociale nga ministria e Shëndetësisë, mjekja thekson:

“Prej 6 muajsh po bashkëjetojmë me një virus të padukshëm shumë virulent. Në mungesë të një vaksine për të lu ftuar këtë virus mbetet opsioni i vetëm, mbrojtja. Mbrojtja është në tre forma. Së pari, vendosja e një maske e cila duhet të jetë shumë e puthitur në fytyrë. Së dyti është distancimi fizik. Dhe së treti është higjiena personale dhe ajo territoriale”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP