Instituti i Shëndetit Publik këshillon që edhe nënat e infektuar me COVID-19 mund t’u japin gji fëmijëve të tyre.
TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjitha nënat që ushqejnë me gji fëmijët e tyre. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ISHP njofton se gratë që janë të infektuara me Covid-19 mund t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumështin e gjirit. Studimet e deritanishme nuk kanë konfirmuar transformimin e virusit nëpërmjet qumështit të gjirit tek lehonat, të konfirmuara me Covid19.

Postimi plotë:

1-7 Gusht 2020. Java Botërore e Ushqyerjes me gji. Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej. Nëpërmjet tij foshnjat marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme. Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë në vazhdimësi. Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.

Ato duhet: Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli. Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben. Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike një përdorimshe. Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP