Vendet e BE-së kanë porositur vaksiën e Oksfordit dhe ajo pritet të jenë gati në fund të këtij viti, për të nisur fushatën e vaksinimit në popullatë në fillim të vitit 2021. Shqiptarët, si Kosova dhe Shqipëria, dy vende jashtë BE-së, duhet të shpresojnë që ta sigurojnë vaksinën në qershor të vitit 2021.

Kështu u shpreh sot zyrtari i OBSH-së në Prishtinë, teksa ai foli veçanërisht për shqiptarët e Kosovës. “Nëse zbulohet vaksina atëherë në rastin më të mirë vaksinat e para në Kosovë do të arrijnë në qershor të vitit të ardhshëm”, – u shpreh përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Sergy Koryak.

Zyrtari i OBSH-së në Prishtinë i bëri këto deklarata gjatë ceremonisë së dorëzimit të 238 oksigjeno-koncentratorëve për spitalet e Kosovës. Koryak ka folur për situatën në Kosovë duke thënë se është mjaft e vështirë dhe ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet për mbajtjen e maskës, distancës dhe higjienës.

Ai ka deklaruar se këto rekomandime janë mjetet e vetme për të luftuar “Covid”, dhe fatkeqësisht vaksina në rastin më të mirë në Kosovë mund të arrijë në qershor të vitit të ardhshëm.

“E urrej të ripërsëris veten, por duhet të them se mjetet e vetme për t’u mbrojtur nga Covidi janë vendosja e maskave, mbajtja e distancës dhe higjienës. Prandaj duhet të veprojmë së bashku në mënyrë që të fitojmë këtë betejë. Kjo situatë nuk është e përkohshme fatkeqësisht dhe do të zgjas gjatë. Fatkeqësisht prognoza më e mirë për vaksinimit është se në Kosovë vaksinat e para do të arrijnë në qershor 2021”, – deklaroi Koryak.

Shqipëria dhe Kosova, dy shtete të një kombi, pjesë e Ballkanit Perëndimor, besohet se do ta sigurojnë vaksinën më tepër si ndihmë nga BE-ja se sa nga përpjekjet e tyre . Vështirë se ato do të mund të veçohen, ashtu sikurse edhe me vendet e tjera të rajonit, të cilat së bashkua konsiderohen aktualisht si një ndër vetrat me të nxehta të pandemisë në Europë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP