Vatrat kryesore të Covid në Tiranë janë Astiri, te Fresku dhe te Kodra e Diellit.

Kështu janë shprehur mjekët epidemiologe, gjatë një takimi me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke u bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm.

“Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku dhe kryesisht tek Kodra e Diellit. Kush është kryesore? Vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos me hapjen, sidomos me ceremonitë movrtore, festash, ditëlindje që marrin pjese grumbullime të rinj, që kemi vënë re kohët e fundit”, u shpreh mjekja në videon që ka shpërndarë ministrja në rrjetin social “Facebook”.

Dje ministria raportoi se gjatë 24 orëve h umbën jetën 4 persona, duke e çuar në 161 numrin total të jetëve të hu mbura.

Nga 510 testet e realizuar ditën e fundit janë konfirmuar 120 raste të reja pozitive, duke e çuar në 5396 numrin total të personave të prekur me Covid-19 në Shqipëri, që nga përhapja e pandemisë.