Zhvillime të reja në Barcelonë dhe prej atyre që tifozët e katalanasve nuk do të donin t’i lexonin. Lionel Messi ka lajmëruar klubin se nuk do të jetë i pranishëm për të kryer testin e COVID-19.

RAC1 shkruan se argjentinasi nuk do të testohet. Kjo do të thotë se kapiteni nuk do të dalë në stërvitje me ekipin ditën e hënë. Ronald Koeman duket se nuk do të ketë shansin të stërvisë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Një veprim i tillë është një sinjal i qartë se argjentinasi dëshiron të largohet nga skuadra katalanase. Leo duket i vendosur për t’i dhënë fund dhe nuk ka më asnjë kthim mbrapa. Situata mund të përfundojë në gjyqe!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP