Nga Klodian Tomorri

Raportimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë për ecurinë e pandemise janë të paplota, të paqarta dhe ndonjëherë edhe të dyshimta.

E para mungon informacioni mbi përdorimin e kapaciteteve spitalore.

1- Sa shtretër ka aktualisht Shqipëria të disponueshëm për trajtimin e pacientëve me Covid? C’pjesë e tyre janë të përdorur aktualisht dhe sa janë të lirë?

2-Sa shtretër të disponueshëm ka për pacientët që kanë nevojë për terapi intensive? Sa prej tyre janë të lirë aktualisht?

3-Sa shtretër të disponueshëm janë për pacientët në gjendje kritike? Sa janë në përdorim dhe sa të lirë?

4-Sa personal mjekësor është i disponueshëm për lu ftën në vijën e parë. Cili është raporti personel mjekësor/ pacient?

Ditet e fundit mediat po publikojnë lajme që flasin se sistemi spitalor po shkon drejt kolapsit. Mjekë dhe qytetarë po denoncojnë publikisht se autoritetet kanë filluar të refuzojnë trajtimin e pacientëve dhe kanë shtrënguar filtrat për dhënien e shërbimit. Doktor Erion Dasho kishte sot një denoncim publik se si pacientët refuzohen, fillimisht për testim e më pas për trajtim.

Për këtë arsye, publikimi dhe bërja transprente e informacioneve për kapacitetet e sistemit shëndetësor është kriktik për të kuptuar se si qeveria po e menaxhon situatën. Shumica e vendeve ne Europë këtë informacion e kanë publik. Suedia, Italia, Gjermania janë disa nga shembujt.

Së dyti, pertej territ informativ të kapaciteteve edhe të dhënat mbi ecurinë e pandemisë janë re mangeta. Në raportimet ditore të ISHP-se paraqiten shifrat e të infektuarëve ditor, pacientet në terapi intensive dhe ata që humbasin jetën nga virusi. Por paralelisht thuhet se ka dhe disa pacientë të dyshuar qe po marrin trajtim pranë spitaleve.

Ça domethëne paciente të dyshuar që marrin trajtim? Sa janë këta?

Shkurt, dyshimet janë se dikush nuk po e tregon gjithë të vërtetën, ndërkohe që vendi po përjeton transmetim komunitar të pakontrolluar të virusit. Në këtë pike, fshehja e informacioneve është vepër penale. E rënde madje. Dhe ka raste për këtë. Ne Itali u den ua gjysma e zyres së statistikave me burg para ca vitesh, për publikim te inormacioneve zyrtare te rreme. Ketu është në lojë shendeti publik. Është mashtrim me zarar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP