Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias shumë shpejt do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, ku në fokus do të jetë marrëveshja për detin Jon. Ky lajm është dhënë nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë fjalës së tij në parlament.

Ndërkohë, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar para deputetëve grek se Greqia do të shtrihet deri në 12 milje në perëndim të detit Jon. Tashmë ky projektligj është për shqyrtim në parlamentin grek. “Greqia po rritet, të tjerët kanë thënë kështu, por ne po e realizojmë,” tha Mitsotakis.

Kjo deklaratë e tij vjen menjëherë, pas asaj të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias. Ky i fundit tha dje se Greqia thotë se do të mbyllë shumë shpejt edhe çështjen e ujërave territoriale me Shqipërinë, duke u zgjeruar në detin Jon me 12 milje. Po kështu, mbrëmjen e djeshme ai ka telefonuar kryeministrin Edi Rama dhe është shprehur se kanë folur për zhvillimet në rajon. Nga kryeministri Edi Rama ende nuk kemi një reagim për këtë çështje kaq të rëndësishme./dosja

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP