Lajme jo të mira për pushuesit këtë të diel, pasi moti pritet të përkeqësohet gjatë orëve në vijim.

Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave lokale duke rrezikuar shira të përkohshëm në zonat veriore dhe jug-juglindje të vendit.

Mbrëmja rikthen kushtet e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor dhe krijon në brigjet detare dallgëzim deri 4 ballë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP