Tirana International Airport njofton qytetarët se për të udhëtuar drejt Italisë duhet që të plotësojnë dy kërkesa. E para, cdo pasagjer duhet që të jetë i pajisur vetëm me maskë kirurgjikale dhe e dyta, formularët e vetëdeklarimit duhet të printohen dhe të plotësohen paraprakisht.

“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Itali. Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil Italian ka përcjellë këto dy kërkesa për pasagjerët që udhëtojnë nga Shqipëria, me qëllim që procesi i kalimit të udhëtarëve nëpër aeroporte të lehtësohet:

Çdo pasagjer që udhëton drejt Italisë duhet të jetë i pajisur vetëm me maskë kirurgjikale. Pasagjerët që përdorin lloje të tjera të maskave, mund të mos lejohen të hipin ne bordin e avionit.

Formularët e vetëdeklarimit duhet të printohen dhe të plotësohen paraprakisht. Njëra kopje duhet të dorëzohet në momentin e check-in (te pranimit të biletës) dhe kopja tjeter duhet të dorëzohet tek autoritetet lokale italiane në destinacionin e mbërritjes.

Plotësimi i formularit para udhëtimit ndihmon në minimizimin e qëndrimit për një kohë të gjatë në radhë gjatë procesit të kontrollit. Udhëtimet mbeten ende të kufizuara” shkruan TIA.

Shtetet ku shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht dhe ku iu kërkohet karantina e tamponi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP