Juventusi luan në këto momente me Lionin në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, për fazën e 1/8-ve.bandicam 2020-08-07 21-00-58-292

Ndeshja e parë e zhvilluar në Francë përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve, të cilët do të kërkojnë të ruajnë këtë avantazh edhe në ndeshjen e kthimit dhe pse jo të shënojnë edhe një gol, për t’ia bërë më të vështirë italianëve.

Nga ana tjetër, Juventusi që sapo është shpallur kampion, do të kërkojë përmbysjen, për të shpresuar te fitimi i trofeut të Ligës së Kampioneve, i cili mungon prej kohësh, ndonëse i kanë shkuar disa herë shumë afër. Sfida në Torino premton spektakël, me të dyja skuadrat që duan të presin biletën për në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

LIVE| Juventus-Lion 2-1

Ronaldo 42′, 59/ Depai 12′

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP