Kjo video tregon momentin kur një hajdut në Tiranë vjedh një biçikletë poshtë pallatit pa i bërë syri tërr.

Fillimisht ai ka parë rreth e rrotull nëse dikush po e shikonte dhe pasi është siguruar ka këputur kabullin ku ishte lidhur biçikleta.

Më pas ai e ka marrë biçikletën për dore dhe është larguar sipër saj pa e vrarë mendjen fare.

Grabitja e biçikletave në Tiranë është bërë një problem shqetësues prej kohësh dhe shumë persona kanë denoncuar raste flagrante.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP