Tirana u eliminua nga Crvena Zvezda pasi humbi me rezultatin 1-0. Kampionët e Shqipërisë ikin me kokën lart nga Champions, sepse luajtën si të barabartë me një kundërshtar që ka 20-fishin e buxhtetit të tyre.

Keqardhje e madhe, por futbolli është i pamëshirshëm.

Nuk mund të krijosh aq shumë raste ndaj një skuadre më të madhe dhe të shpërdorosh një rast tjetër si ai i Kobinasë. Është ligji i pamëshirshëm: kur nuk shënon, do ta pësosh.

Tani duhet të fokusohet te Liga e Europës, pasi bardheblutë kanë shansin që të luajnë në turin e tretë. Kundërshtarin do ta mësojnë pas shortit që hidhet më 1 shtator.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP