Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit vazhdojnë të ndjehen te shumë familje. Mijëra të prekur vazhdojnë të qëndrojnë nëpër çadra, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan. Ndaj edhe qëllimi parësor i stafit të “Fundjavë Ndryshe” është strehimi i sa më shumë familjeve që ende nuk kanë një çati mbi kokë. Pas inagurimit të shtëpisë së parë, e cila iu dhurua familjes Kuburja, fondacioni ka lumturuar një tjetër familje.

Në një kohë shumë të shkurtër, u bë e mundur strehimi i familjes Gjonpali. Të cilës në momentin e dorëzimit të çelësit, i është dhënë edhe dokumentacioni i plotë i shtëpisë.

“Sot do të firmosim edhe kontratën e shtëpisë, në mënyrë që hipoteka e shtëpisë të jetë në emrin tuaj. Falenderojmë edhe miqtë tanë të philip Morris, që kanë bërë një kontribut shumë të madh për 6 shtëpi që do t’i dhurohen familjeve të prekura nga tërmeti,” shprehet drejtuesi i fondacionit, Arbër Hajdari.

Më herët Hajdari ka bërë me dije se brenda 2 muajve do të jenë gati edhe 30 shtëpi të tjera. Në vijim shtoi se shtëpitë janë nga 109 m2 secila, të organizuara mjaft mirë. Gjysma e tyre ndodhen në Tiranë e pjesa tjetër në Durrës.

Veç strehimit të të prekurve nga tërmeti, fondacioni është duke punuar për shpërndarjen e ushqimeve dhe produkteve bazike te qindra familje çdo ditë.

Bamirësia nuk të varfëron!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP