Këngëtarja e njohur, Fifi ka vendosur të bëjë një tatuazh të ri dhe këtë e ka treguar me postimet në ‘Instastory’ në llogarinë e saj. “Tatuazh i ri”, ka shkruar Raçi në postimin e parë duke zbuluar më pas dhe tatuazhin e saj.

“Në verë qëndron e vërteta”, ka shkruar Fifi mbi trupin e saj së bashku me gotën e verës dhe trëndafilin. Me siguri ky tatuazh i Fifit do të frymëzojë edhe shumë ndjekës të saj. Kujtojmë se muajt e fundit ajo ka sjellë një sërë projektesh muzikore, përfshirë këtu edhe bashkëpunime.

Pak ditë më parë ajo publikoi “Pa gajle” me Young Zerkën, suksesin e të cilës po e shijojnë edhe këto ditë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP