Reperi Post Malone ka treguar se ka përjetuar disa eksperienca në lidhje UFO-t dhe fantazmat. Gjatë një interviste me Joe Rogan, reperi ka rrëfyer se kur ka qenë i vogël, por edhe vite më vonë ka parë me sytë e tij një disk UFO-sh.

“Kam parë një UFO. Kam qenë gati 16 vjeç. Isha në New York dhe e shihja që qëndronte në qiell. Tetoja dhe xhaxhi im ishin shumë strikt dhe ne duhej të shtriheshim në shtrat në një orar të caktuar, me shumë siguri në orën 10 të darkës. Po shihja jashtë dritares me kushëririn tim dhe ishte një dritë që qëndronte në qiell dhe pastaj fikej. Nuk mundem ta shpjegoj”, u shpreh Post Malone gjatë intervistës.

Rogan e pyeti se sa e fortë ishte kujtesa e tij për këtë ngjarje dhe ai u përgjigj: “Mesatare, por jam i bindur se atje kishte diçka.” Ai shtoi se kjo gjë i ka ndodhur dhe shumë herë tjera pas atij viti, në vende të ndryshme.

Malone shpjegoi: “Unë kam jetuar në Tarzana… E di që duket e çuditshme, por ishte si një fushë klasike forcash dhe aty kishte objekte të çuditshme në formë rrethore. Shpesh mendoja, “Si nuk e pa askush tjetër këtë? Unë isha atje me katër persona të tjerë dhe ata e panë gjithashtu, sikurse unë.”

Malone, tregoi në fillim të programit që ishte në efektin një lloj droge, e quajtur ndryshe dhe si “kërpudha magjike”, që jep si efekt anësor, haluçinacione, ndaj kjo gjë mund të ketë ndikuar në deklaratat e mësipërme të reperit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP