Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12,981 raste nga 49,277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 498 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve deri më sot është gjithsej 9,085 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3,398.

Rastet pozitive janë nga Komuna e Prishtinë më 23 raste, Komuna e Pejës më 20 raste, Komuna e Gjakovës më 19 raste, Komuna e Gjilanit më 15 raste, Komuna e Ferizajt më 10 raste, Komuna e Prizrenit më 6 raste, Komuna e Rahovecit më 6 raste, Komuna e Fushë Kosovës më 5 raste, Komuna e Podujevë më 5 raste, Komuna e Kamenicë më 4 raste, Komuna e Klinës më 4 raste, Komuna e Drenasit më 3 raste, Komuna e Kaçanikut më 3 raste, Komuna e Vitisë më 3 raste, Komuna e Vushtrrisë më 3 raste, Komuna e Deçanit më 2 raste, Komuna e Istogut më 2 raste, Komuna e Obiliqit më 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Lipjan, Mitrovicë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP