Doktor Anthony Fauci siguroi ligjvënësit të premten se sapo të miratohet një vaksinë e sigurt dhe e efektshme kundër koronavirusit, amerikanët do të kenë qasje të gjerë brenda një kohe të arsyeshme.

Përpara një komisioni të posacëm të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton përgjigjen ndaj pandemisë, zoti Fauci shprehu optimizëm “të kujdesshëm” rreth asaj nëse vaksina do të ishte në dispozicion, veçanërisht deri vitin e ardhshëm.

“Besoj, se për një periudhë kohe në 2021-n, amerikanët do të jenë në gjendje ta marrin atë”, tha zoti Fauci, duke iu referuar vaksinës. “Do të ketë një listë për ata që marrin vaksinimet me herët. Nuk mendoj se do ta marrin të gjithë menjëherë”, shpjegoi zoti Fauci.

Por “përfundimisht, brenda një kohe të arsyeshme, planet do të mundësojnë që çdo amerikan që ka nevojë për vaksinën ta marrë atë”, shtoi ai.

Nën drejtimin nga Shtëpia e Bardhë, autoritetet federale të shëndetësisë po zbatojnë një plan për të prodhuar 300 milionë doza të një vaksine në një afat kohor të shkurtër. Zoti Fauci, zyrtari më i lartë i sëmundjes infektive të vendit, tha se një çerek milion njerëz kanë shprehur interes për të marrë pjesë në studime për vaksinat eksperimentale kundër koronavirusin.

Ai tha se 250 mijë vetë janë regjistruar në një faqe qeveritare në internet për të marrë pjesë në provat klinike të vaksinave, të cilat janë thelbësore për të përcalktuar sigurisë dhe efektivitetit e tyre. Por jo të gjithë pacientët të cilët dalin vullnetarë marrin pjesë në prova. Zotit Fauci iu bashkua gjatë seancës në komision edhe kreu i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve doktor Robert Redfield dhe admirali Brett Giroir, zyrtar i Shërbimeve Shëndetësore e Humane dhe i ngarkuari me çështjet e testimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP