Detaje të reja bëhen me dije nga vrasja e 57-vjeçarit në Gjirokastër, i cili u gjet i pajetë në mjetin e tij tip kamioçinë, në aksin rrugor Poliçan-Suhë.

Mësohet se ka humbur jetën shtetasi Gëzim Saraçi. Ai ka qenë duke udhëtuar me një person tjetër, me të cilin u përfshi në një përleshje fizike pas një konflikti për motive të dobëta.

Bashkëudhëtari e ka goditur Saraçin me sende të forta duke e lënë të vdekur në vend, dhe më pas është larguar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës, teksa janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar. Po kontrollohet zona dhe po kontaktohen persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve./newsbomb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP