Situata në dy spitalet Covid vijon të jetë e rënduar, ku po marrin trajtim 173 pacientë të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë raporton se në këto spitale vijojnë të marrin shërbim të specializuar edhe 42 qytetarë, që kanë kaluar koronavirusin, por po trajtohen për pasojat e sëmundjes.

Advertisements

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes”, njofton MSH.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements