Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durës, ku pushimet u kthyen në tragjedi për një familje. Babai bashkë me vajzën u mbytën në Rrushkull.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, rreth orës 18:00 të ditës së sotme në Rrushkull 44 vjeçari me inicialet Dh.B. bashkë me vajzën e mitur M.B. 9 vjeçe u futën për t’u larë në det.

Fatkeqësisht i ati nuk doli më i gjallë nga uji, ndërsa vajza u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti që të mbijetonte duke ndërruar jetë disa minuta më pas.

Këtë sezon turistik janë mbytur disa pushues në vijën tonë bregdetare./shqiptarja

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP