Pasi ka njoftuar zbulimin e një rezervati të madh me gaz natyror, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka paralajmëruar Greqinë, se Turqia do të marrë gjithçka i takon në brigjet e Detit të Zi.

Erdogan ka theksuar se askush nuk mund të testojë guximin e Turqisë dhe as t’i marrë atë që i takon.

Advertisements

“Dëshirojmë që të gjithë të shohin se Turqia tashmë nuk është një vend që do t’i testohet durimi, vendosmëria, mundësitë dhe guximi. Ashtu sikurse nuk synojmë territorin, sovranitetin dhe interesat e askujt, ne nuk do të tolerojmë kurrë (të shkelin) ato që na takojnë neve. Ata që nuk janë të denjë as për trashëgiminë e Bizantit dhe kryejnë padrejtësi duke marrë pas tyre evropianët, është e qartë se nuk kanë marrë mësime nga historia.

I ftojmë bashkëbiseduesit tanë që të rregullojnë veten dhe të qëndrojnë larg gabimeve që do të shkaktojnë shkatërrimin e tyre”, tha Erdogan, raporton agjencia e lajme Anodolu.

Ky duket si një paralajmërim për Greqinë duke pasur parasysh tensionet e fundit mes dy vendeve.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP