Kur kanë kaluar 11 ditë nga ngjarja e rëndë në Kombinat, ku u gjetën të pajeta nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi dhe e mbijetuara Blerta Josifi, Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar telefonat e tyre për të kryer ekspertimin.

Het uesit kërkojnë të gjejnë se cilat kanë qenë komunikimet e fundit që kanë patur anëtarët e familjes Josifi, për të çuar më pas në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Po kështu, në ditët në vijim pritet që të zbardhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkakun e vd ekjes së Anisa dhe Zhaneta Josifit dhe kohën se kur ka ndodhur.

Nga verifikimet e para ka rezultuar se Anisa Josifi ka humbur jetën për shkak të mos ushqyerjes, ndërsa referuar deklarimeve të 34-vjeçares Blerta Josifi, motra e saj ka qëndruar 52 ditë pa ngrënë, deri sa humbi jetën në Mars të vitit të kaluar.

Ajo ka treguar se bashkë me nënën e saj besonin se Anisa do të ring jallej dhe filluan të vetesakrifikoheshin duke refuzuar edhe ato ushqyerjen.

Por për shkak të gjendjes mendore, ajo aktualisht qëndron e shtruar në Spitalin Psikiatrik dhe mjekët nuk kanë lejuar që hetuesit ta marrin në pyetje, derisa gjendja e saj të përmirësohet.

Po kështu pritet të merren në pyetje të gjithë personat që kanë vizituar dy vitet e fundit banesën e familjes Josifi. /Tv Klan

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP