Këngëtarja dhe sopranoja e talentuar Evis Mula, vajza e Osman Mulës, ka hedhur disa kunja të forta për moderatoren e njohur Arbana Osmani.

E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Ëake up’, duke folur për projektet e reja, Mula ka kujtuar me nostalgji kohët e vjetra, 16 vite më parë, kur asokohe ajo ka drejtuar programin e famshëm “Top Fest”.

Ndër të tjera, ajo ka bërë dhe një deklaratë për ish-kolegen e saj Arbana. Soprano thekson se, kur Arbana mori vesh se Evis do të drejtonte “Top Fest”, u tmerrua.

“Arbana Osmani u tmerrua atëherë se drejtonin radion dhe befas dola unë. Sigurisht helmi doli rrugës sepse finalen nuk e bëra unë. Mbaj mend që ndodhi kështu. Unë e kujtoj me nostalgji të jashtëzakonshme atë periudhë. Kisha ardhur për një program. Ndërkohë Bojken Lako dhe Aldon Lipe që kanë qenë atëherë, që më bëjnë në audicion dhe më hipin te pjesa ku ka qenë podiumi i velinave të Fiks Fare dhe më thonë improvizo. Kur po shkoja në shtëpi më marrin në telefon dhe më thonë se Tani ka parë audicionin tënd dhe është dashuruar me tipin tënd, do jesh drejtuesja e Top Festit”, – u shpreh Evis Mula.

“E paske içik me Arbanën”, – i thotë moderatorja Nebiaj këngëtares.

“E kam, e kam, e kam, sepse ka pasur edhe shumë vajza të tjera të talentura pas meje që ka gjetur mënyrën për t’ua dhënë içik stërkëmbçin. Por asaj bravo i qoftë. Ajo është gazetare shumë e mirë dhe më vjen mirë që ka arritur aty ku ka arritur Arbana duhet thjesht të pranoj se atë kohë ka patur shumë të rinj të mirë dhe shumë më të aftë, që nuk dihet se ç’ndodhi që u shkëputën më vonë”, – tha Mula.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP