I deklaruar me Covid-19 kohë më parë, gazetari nga Kosova, Berat Buzhala, u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat dhe të mbrohen nga virusi.

Përmes një postimi në Facebook ai ka treguar detaje rrënq ethëse brenda Klinikës Infektive të Prishtinës, ku shprehet se vik timat lënë shtretërit e menjëherë zëvendësohen nga të tjerë.

Buzhala gjithashtu shprehet se jo çdo gjë duhet lënë në dorë të mjekëve por secili të kontribuojë duke u kujdesur për veten e për të tjerët.

Postimi i plotë:

Te dashtun shoke dhe shoqe,

Me 25 mars te vitit 1999, nje dite pasiqe NATO pat fillu me su lme ndaj Serbise, me kujtohet, na, do kusheri, ia patem shtru çajit rus, anipse tenkat serbe na e dridhshin token nja 3 kilometra ma tutje, ne Kjeve.

Ato aviteshin drejt nesh, e na i perzijshim çajat edhe ma tutje. Kemi ike ku koken kambet vec ne momentin kur kane kersite gra natat e para mbi kulmat e shtepive tone.

Mbrame kam qene ne infektive deri vone (kjo informate eshte per juve qe po kerkoni qe jeta me u zhvillu normalisht) edhe situata atje eshte DR AMATIKE. Shtratin e nje personi te vd ekur nje ore me pare e pus hton nje tjeter qytetar i joni qe kerkon tretman urgjent.

Qaj grusht i motrave dhe mjekeve qe gjenden ne vijen e pare te frontit po bejne perpjekje mbinjerezore qe se paku me i njofte krejt pacientat.

Na duhmi me e kuptu nje gja, e sa ma shpejt aq ma mire, ky vit eshte vit i humbun. Mos te krijojme iluzione. Ky eshte vit i mbijeteses e jo vit i krijimit te fitimit dhe vit i kenaqesise.

Qeveria duhet me qene RADIKALE NE MASA, kurse qytetaret duhet me qene lojal dhe te bindun ndaj vendimeve. Na duhet me qene solidar me njani tjetrin. A po don qe ti me pase dasem e kojshia yt vd ekje?

Eshte momenti i FUNDIT me e tejkalu veten, qe qeveria me e marre situaten nen kontroll, qe secili prej nesh me marre rol pozitiv, e jo me qene shkaktar ne degradim te gjendjes shendetesore.

Tenkat jane ne Kjeve, e na jemi tuj pi çaj te rusit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP