Mjekja hematologe Alma Cili ka një lutje për kryeministrin Edi Rama, ajo kërkon që shteti të investojë 30 mijë euro për të vendosur ajër të kondicionuar në ambientet e QSUT.

Mjekja rrëfeu vështirësitë e të punuarit në spital gjatë kësaj periudhe të nxehti afrikan.

Lidhur me lajmin për mbylljen e laboratorit të certifikuar rreth dy javë më parë për analizat e Covid-19, Doktoreshë Alma tha në një intervistë me gazetaren Beti Njuma, se në dijeninë e saj laboratori nuk është mbyllur por i është dhënë me koncesion prej 95 milion eurosh privatit.

“Unë nuk i kërkoj, unë i lutem të japë 30 mijë euro për të vendosur ajrin e kondicionuar. Dha 95 milion euro laboratorin me PPP, të japë dhe 30 mijë euro për vendosjen e kondicionerëve në QSUT. Në dijeninë time laboratori nuk është mbyllur, i ka kaluar privatit, unë shpresoj ata mjekë dhe të punësuar që janë aty të mos hidhen në rrugë”, u shpreh ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP