Shasha ishte kampion i shumëfishtë i Kosovës junior dhe senior, si dhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës
Lajm i rëndë për sportin e Kosovës. Një karateist ka humbur jetën për shkak të infektimit me koronavirus. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Flamur Shasha, për të cilin Federata e Karatesë së Kosovës ka shkruar një njoftim me shumë dhimbje.

“Me pikëllim te thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-karateistit, trajnerit nga klubi i karatesë Ippon Peja Flamur Shasha. I ndjeri ishte nder karateistët me mirë te gjeneratës se tij kosovare, ku ishte shumë i përkushtuar në karate.

Shasha ishte kampion i shumëfishtë i Kosovës junior dhe senior, si dhe anëtar i Përfaqësueses së Kosovës, ku ai kontriboj shumë në avancimin te karatesë pejane dhe kosovare se bashku me shumë bashkëgaruesShpreshim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Shasha, që do te mbetet çdo herë në kujtese e komunitet te karatesë mbare shqiptare”, shkruhet në njoftimin e FKK-së.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP